Xhaka, pas fitores së Zvicrës: E nisëm me tri pikë rrugën për Kupën e Botës

Prishtinë | 26 Mar 2021 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhaka ka qenë titullar të enjten mbrëma kundër Bullgarisë.

Zvicra fitoi 3-1 me dy asiste të Xherdan Shaqirit, për të nisur mbarë eliminatoret për Kupën e Botës “Katar 2022”.

“E nisëm rrugën për Kupën e Botës me tri pikë”, shkroi Xhaka në rrjetet sociale.

Sfidën e radhës, Zvicra do ta zhvillojë në shtëpi me Lituaninë, derisa me 31 mars do të luajë në udhëtim me Finlandën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme