Xhaka për Jesus: Është i mprehtë, me Nketiah do të jenë të rrezikshëm

Prishtinë | 03 Gus 2022 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhaka e ka quajtur emocionues faktin që në Emirates Stadium është transferuar Gabriel Jesus.

Për të braziliani është njeri që ka qëndrim dhe që është i etur për të arritur për të fituar diçka.

“Ai ka ardhur nga një ekip që tashmë ka fituar gjithçka dhe ai na jep neve uri, besim dhe cilësi. Ai është djalë i thjeshtë. Shumë i hapur, mund të flasësh seriozisht me të, por edhe mund të talleni. Kjo na duhet në futboll”, ka thënë Xhaka për kanalin zyrtar të Arsenalit, transmeton KlanKosova.tv.

“Ai është futbollist me cilësi të larta, i shpejtë, shumë i mprehtë. Ai nuk ka frikë të shkojë në duel 50-50. Me Eddie Nketahi tani në sulm ata do të jenë shumë të rrezikshëm për kundërshtarët”.

Xhaka ka thënë se shpreson që Jesus ta mbajë formën që ka pasur në paraqitjet parasezonale.

Të ngjashme