Xhaka po shijon sërish kohën te Arsenali

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Telashet me tifozët dhe me klubin i takojnë të kaluarës për mesfushorin Granit Xhaka. Reprezentuesi i Zvicrës ka thënë se po e shijon sërish kohën e tij te Arsenali, raporton Koha.net.

Xhaka ka dhënë një intervistë për sajtin zyrtar të klubit londinez. Ai ka folur për raportin shumë të mirë me trajnerin Mikel Arteta. Ka thënë se prej fillimit bashkëpunimi me të ishte shumë i mirë.

Xhaka më herët këtë edicion ka pasur një konflikt me tifozët e Arsenalit. Më pas nuk kishte luajtur në disa ndeshje rresht, me vendim të klubit. Mbeti pa shiritin e kapitenit, por gradualisht ka kthyer besimin e tifozëve dhe telashet tashmë i takojnë të kaluarës.

“Kam qenë kapiten i këtij ekipi, këtij klubi. Kam qenë shumë krenarë të mbajë shiritin. E di që nuk ka qenë e lehtë për mua, por kjo i takon të kaluarës dhe unë po shikojë për të ardhmen”, ka thënë Xhaka.

“Duhet të qeshem pak, pasi jam shumë i lumtur që jam kthyer dhe mund të shijojë atë që dua më së shumti, që është të luajë për këtë klub, të luajë futboll. Jam shumë, shumë i lumtur për këtë”, ka thënë Xhaka.

Të ngjashme