Xhaka sërish “provokon” serbët – ja çka shkruajnë mediat në Serbi

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhaka u del në ëndërr serbëve, sidomos atyre që ndjekin futboll dhe kanë parë mesfushorin t’u shënojë. Njëjtë ndjehen edhe për Xherdan Shaqirin.

Shqiponja pas golave ua errëson sytë, ndërkohë që edhe logjika nuk u punon shumë kur shohin ndonjë lajm ku përmendet Serbia dhe lojtarët në fjalë.

Tanimë edhe postimet në rrjetet sociale mjaftojnë për ta ndezur situatën.

Një tjetër Granit, me mbiemrin Cana, ka postuar në Instagram një video, ku shkruan Shqipëri-Serbi 2-1, ndërkohë që më pas feston me shqiponjë, si Xhaka i Arsenalit.

Mesfushori i “Topccinjve” e ka shpërndarë videon në “Insta Story” dhe kjo ka tërbuar mediat serbe, që nuk kanë nguruar të bëjnë artikuj dhe titulli i përdorur është:

“Xhaka provokon përsëri, publikon një video provokuese me një mesazh për Serbinë”.

Të ngjashme