Xhaka titullar në derbin e Londrës Veriore, formacionet zyrtare

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Arsenali do të jetë nikoqir i Tottenhamit për derbin e parë të Londrës Veriore këtë sezon, në të cilin mesfushori shqiptar Granit Xhaka është titullar.

Takimi i Premierligës mes Arsenalit dhe Tottenhamit në Stadiumin Emirates nis në orën 17:30.

Rivalët londinezë e kanë nisur sezonin 2021/22 në kahe të kundërta.

Derisa Tottenhami e nisi shumë mirë fushatën nën udhëheqjen e trajnerit të ri Nuno Espirito Santo, Arsenali e përjetoi fillimin më të keq të sezonit në historinë e klubit.

Por ndeshjet e fundit kanë prodhuar rezultate tjera për to.

Derisa Tottenhami i humbi dy ndeshjet e fundit, Arsenali i fitoi dy të fundit, në kohë për derbin më të zjarrtë londinez.

Granit Xhaka do të luajë titullar në një skemë 4-1-4-1 të Mikel Artetës.

Formacionet zyrtare:

Arsenal:

Tottenham:

Të ngjashme