Xhebrailat i bien pishman, marrin pjesë në festë e titullit të Ballkanit

Prishtinë | 21 Maj 2022 | 23:58 | Nga Ekonomia Online

Grupi i tifozëve suharekas, Xhebrailat, kanë bërë të ditur se megjithatë do të marrin pjesë në festën e nesërme, ku FC Ballkani do ta festojë titullin e kampionit në BKT Superligë në ndeshjen e javës së 36-të kundër Gjilanit.

Më herët Xhebrailat kishin paralajmëruar bojkotimin e kësaj ndeshjeje dhe të festës së kampionit, për shkak se ishin ndjerë të anashkaluar nga ana e klubit dhe e komunës.

Mirëpo, tani ka ardhur konfirmimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, se do të jenë të pranishëm në festë.

“Pas disa keqkuptimeve te vogla, klubi i përmbushi kerkesat tona, ne do jemi aty. PA NE NUK KA FESTË. Prej orës 23:30 mblidhemi tek palestra, te gjithe me makina e kallim qytetin. KAMPIONA JENA NA!”, kanë shkruar grupi i tifozëve portokallezi.

ZsNesër, në Stadiumin e Qytetit në Suharekë përveç ndeshjes dhe ceremonisë zyrtare për ndarjen e trofeut nga kreu i FFK-së, do të ketë edhe muzikë ‘live’ për të pranishmit.

Të ngjashme