Xheko i lumtur që nuk kaloi te Chelsea

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 16:28 | Nga

Sulmuesi i Romës, Edin Xheko, ka pranuar se është shumë i lumtur që mbeti te klubi italian pasi luajti një rol të madh në fitoren e famshme kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Gjatë janarit boshnjakut i dështoi kalimi në Londër pasi Chelsea nuk pagoi shumën e kërkuar nga Roma.

“Tani mund të luaj edhe në gjysmëfinale”, ka thënë Xheko për Mediaset.

“Nuk jam i interesuar për para. Nuk ishte e lehtë, por qëndrova këtu për këso ndeshjesh. Jam i lumtur dhe mendoj se edhe klubi është”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme