Xhemajli zyrtarisht pjesë e Sunderlandit

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti kosovar, Arbenit Xhemajli, është zyrtarisht futbollist i ri i Sunderlandit në Angli.

Mbrojtësi 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e ri.

“Ndihem për mrekulli që u bë kjo marrëveshje. Jam tejet i lumtur të jem këtu dhe mezi pres të nisim ndeshjet. Kam pasur biseda pozitive me trajnerin dhe nga ajo që kam parë, besoj se do të kemi sukses”, ka thënë mbrojtësi i Kosovës U-21 për faqen zyrtare të Sunderlandit.

Sunderlandi garon në kategorinë e tretë të futbollit anglez.

22-vjeçari ka qenë pjesë e Xamaxit që nga viti 2017. Shtatlarti është pjesë e Kosovës dhe ishte në listën e U21 për duelin ndaj Anglisë, si dhe mori ftesë edhe për ndeshjen e Kosovës kundër Greqisë, por shkaku i angazhimit me Sunderlandin nuk u është bashkuar “dardanëve”.

Të ngjashme