Xherdan Shaqiri arrin marrëveshje me Liverpoolin?

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 00:40 | Nga

Futbollisti me prejardhje kosovare, Xherdan Shaqiri, ka arritur marrëveshje me Liverpoolin, për 13.75 milionë funte.

Ylli i Stoke Cityt duket se ka arritur marrëveshje me gjigantin e PremierLigës. Ai pritet që nesër t’i kryejë testet mjekësore dhe të prezantohet si futbollist “The Reds”, shkruajnë mediet britanike.

“The Telegraph” shkruan se Liverpooli ka pranuar të paguajë 13,75 milionë paund si klauzolë të lirimit të vënë nga Stoke City.

Në internet tashmë kanë nisur të qarkullojnë dhe fotografi të Shaqirit me fanellën e Liverpoolit.

 

Të ngjashme