Xherdan Shaqiri debuton me Chicago Fire, shpallet lojtar i ndeshjes

Prishtinë | 27 Shk 2022 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Xherdan Shaqiri ka debutuar me skuadrën e tij të re, Chicago Fire në elitën e futbollit amerikan MLS.

Shaqiri e nisi ndeshjen nga minuta e parë, ku Fire morën një barazim me rezultat 0:0.

30-vjeçari ka qenë më i miri në fushë dhe është shpallur edhe lojtari i ndeshjes pas përfundimit të saj.

Ish-futbollisti i Bayern Munchen, Liverpool e Inter dhuroi spektakël në fushë, pasi ishte i pandalshëm nga mbrojtja e Inter Miami.

Të ngjashme