Xherdan Shaqiri do të largohet nga Liverpooli, Galatasaray ende të hapur për transferimin e tij

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Galatasaray nuk do të dorëzohet dhe do të provojë sërish për transferimin e yllit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, i cili duket se po i kalon muajt e fundit në klubin anglez.

Gjiganti turk është kampion në fuqi i Superligës turke dhe synon të paraqitet në Ligën e Kampionëve edhe edicionin e ardhshëm.

Galatasaray ka filluar të mendojë për ndërtimin e skuadrës për edicionin e ri, ku klubi ka menduar për emra të njohur për t’i transferuar në afatin kalimtar veror.

Në krye të listës është emri i Xherdan Shaqirit nga Liverpooli.

Futbollisti nga Kosova është në planet e Galatasarayt që një kohë të gjatë, por që Shaqiri nuk e ka preferuar një lëvizje të tillë tani për tani.

Sipas gazetës italiane ‘La Gazzetta dello Sport’, Shaqiri do të largohet në verë nga Liverpooli drejt një skuadre ku do të luajë më shumë.

Shaqiri ka shënuar vetëm një gol këtë edicion. Kontrata e 28-vjeçarit me Liverpoolin skadon në verën e vitit 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme