Xherdan Shaqiri: Forca Drita

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 17:05 | Nga

Gjilani dhe Drita po takohen në kuadër të xhiros së 30 të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Pjesë e derbit më të madh lokal kosovarë si shikues është edhe mesfushori shqiptar i stoke Cityt, Xherdan Shaqiri.

Në fakt, ky i fundit po përkrah skuadrën e Dritës duke bërë tifozllëk pranë ekranit televiziv.

“Vamos Drita”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Shaqiri.

Ndryshe, pjesa e parë mes këtyre dyja ekipeve ka përfunduar e barabartë 1-1.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme