Xherdan Shaqiri ftohet nga Jurgen Klopp për Champions League

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli ka dorëzuar listën me futbollistët e ftuar për këtë edicion të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Të Kuqtë” e fillojnë mbrojtjen e titullit këtë muaj, derisa në fazën e grupeve do të luajnë ndaj Napolit, Salzburgut dhe Genkut.

Saktësisht, Liverpooli e nis edicionin e ri me një përballje ndaj Napolit në “Sao Paolo” më 17 shtator.

Në listën e futbollistëve të ftuar figuron edhe emri i mesfushorit nga Kosova Xherdan Shaqiri, i cili pritet të jetë një ndihmesë e madhe për Liverpoolin këtë edicion.

Xherdan Shaqiri, ka refuzuar Kombëtarën e Zvicrës për të qenë i përkushtuar në punën e tij me skuadrën angleze.

Lista A: Alisson, Elliott, Firmino, Salah, Gomez, Henderson, Keita, Lallana, Lonergan, Lovren, Mane, Matip, Milner, Origi, Oxlade-Chamberlain, Robertson, Adrian, Shaqiri, Fabinho, Van den Berg, Van Dijk, Wijnaldum.

Të ngjashme