Xherdan Shaqiri ndër 10 lojtarët që kanë siguruar më së shumti tituj në Premier Ligë

Prishtinë | 17 Jan 2019 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Radiostacioni i sportit me seli në Londër, talkSPORT, e ka përpiluar një listë ku ka renditur 10 lojtarët të cilët kanë fituar më së shumti tituj në Premier Ligë.

Në këtë listë, futbollisti shumë i dashur për shqiptarët, Xherdan Shaqiri, është renditur në pozitën e dhjetë.

Kjo për shkak se gjatë karrierës së tij, Shaqiri ka arrit të sigurojë gjithsej 13 tituj, gjë që e bën atë një futbollist shumë të suksesshëm.

Xherdan Shaqiri ka arrit të fitojë tre herë Super Ligën zvicerane, dy herë Kupën e Zvicrës, dy herë Bundesligën, dy herë DFB-Lokal si dhe një herë Superkupën gjermane.

Ai gjithashtu së fundmi ka fituar një herë në Kampion Ligë, një herë Superkupën evropiane si dhe një herë Botërorin e klubeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme