“Xhevdet Peci na ka bërë krenar gjithnjë, ishte ndër sportistët më të mëdhenj që ka pasur Kosova”

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 11:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ismet Krasniqi, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, tha se do të mburren çdoherë më kontributin e të ndjerit Xhevdet Peci, raporton Ekonomia Online.

 “Një kampion pesë herë i ish Jugosllavisë, një anëtar i komunitetit olimpik të Kosovës në periudhën më të vështirë. Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Peci sepse ka humbur një njeri jo vetëm familja, po gjithë Kosova. Do të mburremi gjithmonë me kontributin e të ndjerit Xhevdet Peci”, tha ai.

Kurse, Rinor Peci, djali i të ndjerit, ka falënderuar të gjithë për respektit që kishin ndaj babait të tij.

“I falënderoj të gjithë që kanë ndihmu dhe e kanë dhënë respektin për babain tim. Jam shumë i kënaqur me çka kam pa, me dashnine që e ka marr nga komuniteti i shqiptarëve anë e mbanë botës. Ka jetu jetën më të mirën në mënyrën qysh ai e ka dashtë qysh ka pas qef. Na ka bërë të gjithëve krenar”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

Shaban Tërstena, sportisti nga Maqedoni tha, se Xhevdet Peci me lufta dhe sakrifica e tij në boks, i tregoi botës së ka shqiptarizëm nga jugosllavi.

“Sot po e përcjellim njeriun që dha shumë kontribut në kohëra më të vështira, kur ishte shumë rrezik kombi shqiptar, ky njeri që e bëni krenar kombin shqiptar me luftërat e sakrificat e tij i tregoi botës së ka shqiptarizëm nga Jugosllavi”.

“Është dhimbje e madhe, po e përcjellim. Ky dha shumë popullit, por qeveria qe 20 vite nuk i dha asgjë për me respektu”, tha ai.

Kurse,  Ferit Zekolli, ish basketbollisti i mirënjohur, tha se  “Ky është momenti më i vështirë në jetën time… është shumë e vështirë. Kur mendoj të kaluarën e Xhevdetit ndjej mburrje dhe krenari, gjithmonë na ka bërë krenar dhe është një ndër sportistët më të mëdhenj që i ka pasur Kosova”.

Të ngjashme