Xhiroja e 21-të në Super Ligën e Kosovës, këto janë përballjet (Foto)

Prishtinë | 10 Mar 2017 | 09:15 | Nga

Vala Super Liga e Kosovës do të vazhdojë edhe këtë vikend. Madje për adhuruesit e futbollit kosovar, kjo javë pritet të jetë mjaftë e nxehtë.

Të shtunën (nesër), janë në plan të zhvillohen tri ndeshjes Hajvalia e pret Gjilanin, Llapi e pret Ferizajn dhe Trepça e pret Prishtinën. Të gjitha këto përballje priten të zhvillohen nesër nga ora 13:00.

Të dielën janë në plan të zhvillohen edhe tri ndeshje për ta kompletuar xhiron e 21-të në Super Ligë. Liria në Prizren e pret Feronikelin, Besa luan kundër liderit Trepça ’89 dhe ndeshja e fundit Drita – Drenica, dy skuadrat që luftojnë për mbijetesë. Sikur të shtunën edhe këto takimet e së dielës do ta zhvillohen nga ora 13:00.

Vlen të përmendet se tabelën e prinë Trepça ’89 me 48 pikë, pas tij radhitet Feronikeli me 42 pikë, në pozitat tre dhe katër qëndrojnë Prishtina dhe Llapi me nga 39 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme