Xhudistet serbe lëshuan podiumin gjatë intonimit të himnit të Kosovës

Prishtinë | 10 Sht 2017 | 10:55 | Nga

Sportistët nga Serbia vazhdojnë të jenë të politizuar. Medaljet e arta që fituan xhudistet kosovare, Distria Krasniqi e Loriana Kuka, në Kampionatin Ballkanik në Shkup, siç duket nuk iu ka pëlqyer xhudisteve nga shteti fqinj, Serbia.

Trajneri i tyre, Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se xhudistet serbe nuk qëndruan në podium gjatë ngritjes së flamurit dhe intonimit të himnit të Kosovës.

Postimi i trajnerit Kuka në Facebook:

Dje në Shkup në Kampionatin Ballkanik erdhën sinjale që edhe mbesa ime po ndërtohet si Kampione e ardhshme,fitoj tri lufta nga garueset nga Turqia,Serbia dhe në finale kundër garueses nga Bosna Sabina Haracich!

Ceremonia e ndarjes së medaljeve dje solli diç josportive, garuesit nga shteti fqinj nuk qëndruan në podium gjatë ngritjes së flamurit dhe intonimit të Hymnit!

Loriana Kuka s’u hidhërua që garueses që i shkaktoi humbje nga Serbia nuk qëndroi në podium e njejta situatë ndodhi edhe me Distrien gjatë Ceremonisë por as ajo s’u hidhërua fort!!

Politika në sport solli shije të keqe dje në qytetin e Shkupit!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme