Xhudistët, sot nisin garat për normë olimpike

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 09:41 | Nga

Xhudistët më të mirë të Kosovës prej së premtes (sot) nisin garat për të grumbulluar pikët që sigurojnë normën për LO “Tokio 2020”.

Garën e parë, xhudistët do ta nisin sot dhe do ta mbyllin të dielën. Në Zagreb, do të mbahet turneu Grand Prix dhe Kosova do të përfaqësohet me Akil Gjakovën (73 kg), Distria Krasniqin (48 kg) dhe Nora Gjakovën (57 kg), shkruan sot Koha Ditore.

Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi do të garojnë sot, kurse Akil Gjakova të shtunën. Krasniqi ka zbritur në kategorinë deri 48 kilogramë ku ishte edhe më herët, pasi ajo deri në 52 “është e rezervuar” për Majlinda Kelmendin, kampionen olimpike.

Një shtet mund të dërgojë vetëm një garues në Lojërat Olimpike nga një kategori, andaj Krasniqi ka zbritur në 48 kg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme