Xhudistët U16 nga Kosova fitojnë medaljen e artë dhe të bronztë në Slloveni

Prishtinë | 22 Tet 2018 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Dardan Cena (-50kg) është stolisur me medaljen e artë për grupmoshën U16, duke fituar katër ndeshje.

Ai në ndeshjen e parë mposhti me 2 Wazaari garuesin nga Ukraina, Vladyslav Vlasenko.

Në ndeshjen e dytë mposhti po ashtu me 2 Wazaari garuesin nga Sllovakia, Dalibor Strmen, raporton Federata e Xhudos e Kosovës, transmeton Koha.net.

Cena në gjysmëfinale mposhti me Ippon garuesin nga Sllovenia, Skrget Nejc.

Në finale Cena mposhti me 2 Wazaari garuesin nga Kroacia, Dani Klacar.

Kurse për grupmoshën U18 humbi në ndeshjen e parë dhe pastaj edhe në repasazh.

Anes Veseli (-81kg) U16 është stolisur me medaljen e bronztë me 2 ndeshje të fituara dhe një humbje.

Në ndeshjen e parë humbi me 2 Wazaari kundër garuesit Kroat, Ivan Cupic.

Në repasazh mposhti me 2 Wazaari Ukrainasin, Illya Petrov.

Për medalje të bronztë Veseli mposhti me Ippon Holandezin, Silvan Bulthuis.

Veseli u ndesh edhe për grupmoshën U18 ku fitoi një ndeshje dhe humbi 2.

Odeta Bajraktari (-48kg) U16 u rendit e 7-ta, në ndeshjen e parë fitoi, pastaj humbi 2 ndeshje.

Fationa Kasapi (-57kg) U18 fitoi ndeshjen e parë kurse u eliminua në të dytën.

Art Veseli (-55kg) U18 fitoi 2 ndeshje dhe humbi në të tretën, pastaj humbi edhe në repasazh.

Arber Nikqi (-60kg) U18 fitoi në ndeshjen e parë dhe humbi në të dytën.

Loris Sharapolli (-60kg) U16 fitoi ndeshjen e parë e humbi në të dytën, pastaj në repasazh fitoi 2 ndeshje e humbi në të tretën, për të u renditur në vendin e 7-të.

Rios Kuka (-90kg) U18 ishte i lirë në ndeshjen e parë, pastaj humbi 2 ndeshje dhe u rendit i 7-ti.

Image

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme