Xhudisti japonez merr nënshtetësinë e Kosovës

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Kosova do ta ketë një japonez të natyralizuar.

Bëhet fjalë për sportin më të suksesshëm në vendin tonë, xhudo.

Lajmin e ka bërë të ditur trajneri i mirënjohur, Driton Kuka. Sipas tij, xhudisti japonez i është bashkuar ekipit në përgatitje, i cili javën tjetër do aplikoj për shtetësinë e Kosoves dhe do jetë gati për ciklin 2020-2024

“Ekipit ju ka bashkangjit Japonezi Nakamura që tashmë javën tjetër do aplikoj për shtetësinë e Kosovës dhe do jetë gati për ciklin 2020-2024. Gara e fundit sivjet do jetë Qingdao në Kinë garë që ka peshë për pikët drejt Olimpiadês në Tokio cakun kryesor”, ka shkruar Kuka.

Ja postimi i plotë i Driton Kukës:

“Kampi stërvitor – Slloveni!
Fundi i vitit po afron,si kurrë më parë xhudo ka arritur hiç më pak se 6 medalje Elitare në vitin 2019!
Tri medalje në Minsk në Evropiian e tri medalje në Kampionatin Botëror në Tokio
Në foto po mungon Loriana që sivjet ishte befasia më e madhe 👌👌
Poashtu ekipit ju ka bashkangjit Jappnezi Nakamura që tashmë javën tjetër do aplikoj për shtetësinë e Kosoves dhe do jetë gati për ciklin 2020-2024.
Gara e fundit sivjet do jetë Qingdao në Kinë garë që ka peshë për pikët drejt Olimpiadês në Tokio cakun kryesor.
#tokyo2020”

Të ngjashme