Xhudistja Erza garon sot, është bartëse e grupit

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Ekipi Olimpik i Kosovës mund të fitojë medalje që në ditën e parë të garave në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, nëse sot do të jetë dita e xhudistes, Erza Muminoviq.

Kampionia e Evropës për kadete, kategoria -44 kilogramë, ka mësuar dje shortin, derisa është bartëse e grupit A.

Raundin e parë e ka kaluar pa luftë dhe në çerekfinale pret fituesen e duelit, Devi Thangjam (Indi), Yangchen Wangmo (Bhutan).

Garat e xhudos fillojnë në ora 15:00 me kohën tonë lokale, kurse në 10:00 me kohën lokale në Argjentinë.

Kujtojmë që Erza është e para në botë në renditjen e kategorisë -44 kilogramë dhe llogaritet favorite për të fituar medalje.

Sot garat i fillon edhe notarja, Melisa Zhdrella, e cila garon në disiplinën 50 metra bretkocë. Notarja jonë garat i nis në ora 14:00 me kohën tonë lokale, 09:00 me kohën lokale në Argjentinë.

Komiteti Olimpik i Kosovës i uron fat dhe suksese sportisteve tona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme