Xhudistja Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Finlandë

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Europian të Xhudos për Juniorë (U-21), që po mbahet në Vantaa të Finlandës.

Në luftën për medaljen e bronztë, Laura Fazliu mposhti çeken, Renata Zachova, me ‘vaz-ari’, kategoria -63 kilogramë.

Kujtojmë se dje medaljen e bronztë e fitoi edhe Flaka Loxha në kategorinë për 57 kilogramë.

Të ngjashme