Xhudistja nga Kosova fitoi medalje në Itali, vjen reagimi nga Driton Kuka

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Erza Muminoviq ka fituar medaljen e bronztë të botës në Kampionatin Botëror të Juniorëve (U-21), që po mbahet në Olbia të Italisë.

Erza në luftën për të bronztën mundi Ariana Toro Soler të Spanjës, kategoria -52 kilogramë.

Në përgjithësi, xhudistja kosovare fitoi katër luftëra, ndërsa rundin e parë e kishte kaluar pa luftë.

Për suksesin e Erzës ka shkruar edhe trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka në rrjetin social, “Facebook”.

Kuka u shpreh i lumtur për suksesin e xhudistes kosovare në Botërorin e juniorëve.

Postimi i plotë i Kukës (pa ndërhyrje):

Xhudo gjithmonë për Kosoven!

Erza e bronztë nê Kampionatin Botëror U21!

Ishte një ditë e shkelqyeshme për Erzen,medalja e saj e parë Botërore.

Mposhti garueset nga Mongolia,USA dhe Azerbejxhani pas arritjes në gjysëmfinale ku u mposht tri me dy me dënime me Italianen,sipas meje lufta do duhet të vazhdoj tutje për të kërkuar finalisten!

Por referi mendoj ndryshe.

Në luftën për medalje mposhti Spanjollen në mënyrë të sigurt dhe i siguroj vendit tonë medaljen Botërore!

Shumë fat neser për Fatjonen me garueset në Itali është Tosi në krye të detyres“.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme