Xhudo, Flaka Loxha ndalet në luftën e parë

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja Flaka Loxha është ndalur në luftën e parë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Në kuadër të xhiros së parë në kategorinë deri 57 kilogramë, Loxha u përball me sllovenen Kaja Kajzer.

Sllovenja realizoi hedhje për “Waza-ari” dhe falë saj u shpall fituese.

Lufta ishte e fortë dhe e hapur deri në fund. Por Loxha nuk realizoi gjuajtje dhe nuk mundi të vazhdoj tutje.

Sot garojnë edhe Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që janë pretendente për medalje.

Të ngjashme