Xhudoja vazhdon të mbulojë dështimin në sportet e tjera

Prishtinë | 09 Gus 2018 | 08:48 | Nga

Xhudoja dhe sportet e tjera individuale të vendit vazhdojnë të jenë dy “botë” të ndryshme. Derisa xhudistët kanë nisur sulmin final në tentim për të siguruar pesë-gjashtë norma për lojërat olimpike “Tokio 2020”, për sportistët e tjerë të vendit normat olimpike duken shumë të largëta.

Se normat olimpike janë të largëta dëshmojnë rezultatet në vazhdimësi, duke përfshirë edhe rezultatet e kësaj vere në ngjarjet serioze ndërkombëtare, ato të cilat llogariten në fakt për sportistët që synojnë të përfaqësojnë vendin në Olimpiadë, shkruan sot Koha Ditore.

Së fundi në kampionate evropiane për seniorë janë paraqitur notarët dhe atletët e Kosovës.

Kosovën në evropianin e notit të mbajtur në Glasgow të Skocisë e përfaqësuan katër garues të rinj: Fjorda Shabani, Eda Zeqiri, Dijon Kadriu dhe Dren Ukimeraj. Ata u paraqitën në gjithsej 17 gara.

Ata kanë përmirësuar kohërat e tyre, kanë thyer rekorde të vendit, por nuk kanë shmangur pozitat e fundit. Dhe pozitat e fundit janë larg rezultateve që sigurojnë normën olimpike. Në not në skenë ka dalë një gjeneratë e re e garuesve, por rezultatet kanë mbetur larg prej atyre që u afrohen normave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme