Yankees dhe Red Sox bartin rivalitetin e bejsbollit në Evropë

Prishtinë | 19 Qer 2019 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Kapitulli i radhës i njërës prej rivaliteteve më të nxehta në sportin profesionist, do të shkruhet javën tjetër në Londër, kur New York Yankees dhe Boston Red Sox do t’i luajnë dy ndeshjet e para të MLB-së (Major League Baseball) në Evropë.

MLB-ja mund të jetë prapa ligave të tjera sportive me bazë në SHBA, kur bëhet fjalë për popullaritet në Evropë, por po shpreson që atë ta arrijë shumë shpejtë me ndeshjen ndërmjet ekipeve që njihen edhe nga tifozët që bejsbollin nuk e kanë sport të dashur, shkruan sot Koha Ditore.

New York Yankees është markë e njohur globalisht dhe ekskluziviteti kryesor i MLB-së, pasi është ekipi më i dekoruar në këtë sport me 27 tituj. Ndërkohë, Boston Red Sox është ekipi që ka fituar më së shumti tituj në MLB në këtë shekull.

Rivalët, të cilët po luftojnë për vendin e parë në divizionin e Lindjes të ligës amerikane, do të luajnë më 29-30 qershor në stadiumin e Londrës, ish-stadiumi olimpik i ndërtuar për LO “Londra 2012) që tash është shtëpia e ekipit të futbollit nga Premier League, West Ham United.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme