“Yjet” dhurojnë spektakël, Xhaka feston me shqiponjë

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 21:31 | Nga Norë Kelmendi

Ndeshja e “Yjeve” në stadiumin “Fadil Vokrri në Prishtinës po sjell një spektakël për shikuesit e pranishëm këtu, raporton EkonomiaOnline.

Deri në minutën e 65-të janë shënuar plotë 7 gola.

Ekipi i Granit Xhakës ështe duke udhëhequr me rezultatin 4 me 3, teksa ky i fundit ka shënuar edhe një gol, e më pastaj e ka bërë shqiponjën duke na rikujtuar Botërorin e vitit të kaluar, ku për një gjest të tillë u përfol shumë.

Kujtojmë se Loja e Yjeve është organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Artmotion me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës nga forcat serbe.

Të ngjashme