Ylli 60 milionësh i Serie A i ofrohet Barcelonës

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 09:12 | Nga Ekonomia Online

Brescia ia ka ofruar Barcelonës mesfushorin e talentuar italian, Sandro Tonali, i cili cilësohet si Andrea Pirlo i ri.

Tonali, mesfushori me të ardhme premtuese i kërkuar nga shumë klube të mëdha, veçanërisht brenda Italisë, i është ofruar gjigantit spanjoll.

Por Barcelona nuk është e gatshme ta paguajë çmimin që Brescia e kërkon për të, 60 milionë euro, sipas Mundo Deportivos, gazetës katalonase e afërm me klubin.

19-vjeçari i ka bërë klubet evropiane ta kthejnë kokën kah ai dhe, edhe pse Barça e vlerëson lart atë, nuk është e gatshme të shpenzojë shumë në të.

Brescia është në fund të tabelës në Serie A momentalisht, që nënkupton se Tonali do të largohet sipas të gjitha gjasave në fund të sezoni nëse klubi bie nga liga. /ge

Të ngjashme