Ylli i Atletico Madridit e zgjat kontratën deri më 2023

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 16:36 | Nga

Mesfushori i Atletico Madridit, Thomas Partey, e ka zgjatur kontratën me klubin deri në vitin 2023.

Produkti i e akademisë të rinjve të Atleticos gradualisht është shndërruar në lojtar të rëndësishëm për mesfushën e ekipit të Diego Simeones, transmeton Express.

“Jam shumë i lumtur që kam ripërtërirë kontratën me klubin e jetës sime. Shpresoj se do të qëndroj këtu për shumë vite dhe ta ndihmoj klubin”, ka thënë Thomas.

“Përpiqem të punoj fort sepse nuk është e lehtë të futesh në ekipin e parë dhe për mua është krenari të punoj në këtë klub”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme