Ylli i Chelseat kërkon t’i bashkohet Barcelonës

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 08:41 | Nga

Ylli i Chelseat, Willian, dëshiron t’i bashkohet Barcelonës por të kaltrit nuk do ta lejojnë të largohet për ndonjë çmim të lirë, raporton Mundo Deportivo.

Brazili, i cili i mbush 30 vite muajin e ardhshëm, është i gatshëm ta shfrytëzojë rastin për një transferim të madh, edhe pse me Chelsean ka kontratë deri më 2020, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Chelsea do t’i kërkojë hiç më pak se 80 milionë euro për ta lëshuar yllin brazilian, i cili mund të kalojë në Barçë për t’i ndjekur synimet tjera.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme