Ylli i Arsenalit: Të luash finalen në Baku është skandaloze

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Arsenalit, Bernd Leno e ka quajtur ‘’skandal’’ finalen e sivjetshëm të Ligës së Evropës që mbahet në Baku ndaj Chelseat, duke iu referuar raporteve të tensionuara mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Henrikh Mkhitaryan nuk do udhëtojë me skuadrën për shkaq sigurie, e që i lë ‘Topçinjët’ pa një nga lojtarët i cili ishte i rregullt në formacionin e Unai Emery.

UEFA nuk ishte e gatshme të garantonte sigurinë e mesfushorit armen dhe vendimi final ishte që ai mos të udhëtonte fare në kryeqytetin azerbajxhanas, përcjell lajmi.net.

‘’Është skandaloze që ai nuk mund të luajë për atë. Ai ka punuar fortë gjatë gjithë sezonit dhe në një ndeshje si kjo të mos luajë për arsye politike’’.

‘’Më vjen shumë keq për të [Mkhitaryan]’’, deklaroi portiere gjerman.

Arsenal takohet me Chelsean në finalen e madhe të Ligës së Evropës, të mërkurën me fillim nga ora 21:00. 

Të ngjashme