Ylli i Barcelonës shkel protokollin e shtetit spanjoll, tani pritet dënimi nga katalunasit

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Barcelonës, braziliani Arthur Melo është bërë temë në mediat spanjolle.

Athur ka shkelur protokollin e vendosur nga La Liga dhe kjo është arsyeja që ai është kritikuar jashtëzakonisht shumë.

Protokolli i vendosur nga shteti dhe La Liga parasheh që futbollistët të udhëtojnë vetëm me një makinë për në stërvitje.

Arthur të premten ishte në stërvitje të Barcelonës me makinën e tipit ‘Range Rover’, ndërsa gjatë ditës së sotme ai është paraqitur në qendrën stërvitore me Ferrari.

Kjo gjë ka bërë bujë të madhe, pasi lojtari nuk i është përmbajtur protokollit të vendosur nga La Liga dhe shteti spanjoll.

Mbetet të shihet se çfarë do të bëjë Barça me lojtarin e saj që ka thyer protokollin.

AS raporton se Barcelona pritet ta dënojë lojtarin, pasi shumë thjeshtë protokolli është shkelur.

Kujtojmë që ditë më parë Salomon Kalou shkeli rregullat e protokollit, ndërsa Hetha Berlin e pezulloi atë deri në fund të sezonit. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme