Ylli i “Dardanëve” transferohet te gjiganti zviceran

Prishtinë | 08 Qer 2022 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Donat Rudhani, ka bërë hapin e madh në karrierën e tij.

Ylli i “Dardanëve”, sot ka kompletuar transferimin tek gjiganti zviceran, BSC Young Boys.

Klubi zviceran, përmes një njoftimi ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Rudhanin.

“BSC Young Boys ka kënaqësinë të njoftojë një tjetër transferim. Nga mesfushori i FC Aarau, Donat Rrudhani, po kalon te Young Boys, 23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare deri në verën e vitit 2026. Donat Rrudhani vjen nga Kosova, për kombëtaren e së cilës u përdor dy herë në verën e vitit 2021. Si adoleshent ka luajtur në Francë te Langres, Troyes dhe Brunstatt në Alsace. Në verën e vitit 2017, Rudhani iu bashkua FC Timau Basel, ndërsa një vit më vonë te Black Stars Basel, ku me arritjet e tij kontribuoi ndjeshëm në ligën e promovimit, ai shënoi 15 gola në 25 ndeshje”, thuhet në njoftimin BSC Young Boys.

Rudhani sezonin e kaluar ka qenë pjesë e FC Aarau, derisa tashmë zyrtarisht do të vesh fanellën e Young Boys.

Të ngjashme