Ylli i Dortmundit pranon kalimin te Chelsea

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi amerikan i Borussia Dortmundit, Christian Pulisic, ka pranuar që të transferohet në Chelsea gjatë verës që vjen.

Klubi anglez do t’i paguajë 50 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 20-vjeçarit.

Pulisic ka shënuar tre gola në 18 paraqitjet e tij në këtë stinor me klubin gjerman.

Për Pulisicin interesim të madh ka edhe nga Arsenali e Liverpooli, mirëpo talenti amerikan duket se ka vendosur se kush do të jetë klubi i tij i ardhshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme