Ylli i Kosovës pëson lëndim, do të mungojë disa javë

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Mirlind Kryeziu nuk do të mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e rëndësishme të nëntorit.

Mbrojtësi i Kosovës ka pësuar një lëndim muskulor në ndeshjen e 20 tetorit kundër Luganos.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e FC Zurich.

Në njoftimin e FC Zurich thihet se Kryeziu shkaku i këtij lëndimi nuk do të jetë në dispozicion për disa javë.

“Ne i dëshirojmë Mirlindit shërim të shpejtë”, thuhet tutje në komunikatë, përcjell lajmi.net.

Kryeziu ka zhvilluar tetë ndeshje me FC Zurich këtë sezon në Superligën e Zvicrës.

Të ngjashme