Ylli i Man Cityt: Isha tifoz i madh i Unitedit

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Anësori i Manchester Cityt, Raheem Sterling, e përfaqëson pjesën e kaltër të qytetit Mançester tani, mirëpo kur ishte më i vogël, ai e ka pranuar se ai kishte qenë tifoz i “Djajve të kuq”.

24-vjeçari Raheem Sterling e shijoi një tjetër sezon të mrekullueshëm me Manchester Cityn, duke i shënuar 17 gola dhe duke i asistuar dhjetë të tjera në 34 paraqitjet e tij në Premierligë.

Kontributi ishte vendimtar për Manchester Cityn, që arriti ta mbrojë titullin e kampionit të Premierligës, duke e zënë vendin e parë në tabelë me vetëm një pikë më shumë sesa Liverpooli.

Por, përkundër që tani e përfaqëson Manchester Cityn, e para tyre Liverpoolin, Sterlingu e pranon se ai kishte qenë tifoz i madh i Manchester Unitedi kur kishte qenë fëmijë.

Në fakt, Sterlingu thotë se ai ishte në finalen e vitit 2007 në FA Cup, në të cilën Chelsea e mposhti Manchester Unitedin në “Wembley”.

“Isha në finalen e vitit 2007. Nuk duhet ta them këtë gjë – jo tani, me të vërtetë jo tani! – por, kur isha i vogël, isha një tifoz i madh i Manchester Unitedit. E kisha një fanellë të vjetër të Unitedit, prej nga fitorja e tyre e fundit në FA Cup”, ka thënë Sterlingu.

Sterlingu do ta ketë mundësinë ta fitojë vetë titullin e FA Cup këtë sezon, pasi që Manchester City do të përballet me Watfordin të shtunën. Nëse triumfon edhe këtu, City e përfundon sezonin me tre tituj, pasi që i ka fituar edhe titujt e Premierligës dhe të Carabao Cup. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme