Ylli i Manchester Unitedit: Jemi shumë më të fortë pas karantinës

Prishtinë | 07 Qer 2020 | 14:17 | Nga Ekonomia Online

Marcus Rashford thotë se Manchester Unitedi është shumë më i fuqishëm tani para rifillimit të sezonit në Premierligë, seç ishte në mars kur u pezullua liga.

Para se pandemia koronavirus ta ndërpriste lojën e futbollit, Unitedi ishte në formë të mirë, sepse nuk e kishte humbur asnjërën prej 11 ndeshjeve të fundit në të gjitha garat.

Pushimi i detyruar ia ka mundësuar Rashfordit ta rimarrë veten nga lëndimi i shpinës, i cili e detyroi atë të mungojnë në shumicën e ndeshjeve.

Tani sulmuesi anglez ndihet i gatshëm ta ndihmojë Unitedin të vazhdojë aty ku kishte mbetur, në ndeshjen e parë pas plot tre muajve më 19 qershor kundër Tottenhamit.

“Mendoj se tani që kemi dalë nga ngujimi, jemi në pozitë shumë më të fortë sesa që ishim para se të mbylleshim”, tha Rashford.

“Mendoj se ne thjesht duhet t’i qasemi ndeshjeve një pas një, e jo të mendojmë shumë përpara. Ne po punojmë fort në stërvitje si ekip me lojtarë të cilët janë kthyer nga lëndimet”, shtoi ai.

“Unë ndiej se para se të lëndohesha po e shijoja sezonin më të mirë në karrierë, por tani jam kthyer shëndosh e mirë dhe jam i vendosur të vazhdoj përpara”, theksoi ai. 

Të ngjashme