Ylli i Napolit objektivi i Realit në merkato

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Napolit, Fabian Ruiz, është objektivi kryesor i Real Madrid, në sferën e merkatos.

Mesfushori spanjoll ka qenë fenomenal si me skuadrën e Napolit ashtu edhe në grumbullimet me skuadrën kombëtare, duke tërhequr kështu vëmendje të madhe nga Barcelona e Real Madrid.

Real Madrid duket se janë në garë me të gjitha forcat për shërbimet e Fabian, të cilin e konsiderojnë si objektiv kryesor.

‘AS’ shkruan se ‘Los Blancos’ tashmë e dinë se lojtari ka ‘Santiago Bernabeun’ si destinacion të preferuar dhe ata po bëjnë lëvizjet e tyre, transmeton lajmi.net.

Lojtari gjithashtu ka refuzuar rinovimin me Napoli, duke dhënë shpresa për Real Madrid që të arrijnë një marrëveshje në merkaton e verës.

Gjithashtu, edhe largimi i Carlo Ancelotti nga Napoli ka luajtur rrol të rëndësishëm në qëndrimin e lojtarit. Ai tashmë nuk dëshiron të vazhdojë më gjatë aventurën e tij me napolitanët.

I vetmi problem për kalimin e Fabian tek Real Madrid është shuma që presidenti i Napoli, Aurelio De Laurentiis kërkon – 180 milionë euro.

Mbetet të shihet se si ‘Los Blancos’ do të ndërtojnë ofertën e tyre, për shërbimet e mesfushorit spanjoll.

Të ngjashme