Ylli i Premierligës tmerrohet nga hajdutët, e torturojnë atë dhe të dashurën e tij

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Një futbollist i Premierligës angleze është sulmuar nga disa hajdutë të maskuar në shtëpinë e tij.

Raportohet se hajdutët e kanë torturuar futbollistin në fjalë derisa kanë vjedhur gjëra me vlerë në shtëpinë e tij, shkruan FrontOnline.

Emri i futbollistit viktimë ende nuk është bërë i ditur, derisa thuhet se ai është tërhequr zvarrë nëpër shtëpi nga hajdutët.

Hajdutët, të cilët kanë menduar se askush nuk gjendej në shtëpi janë befasuar nga prania e yllit të Premierligës i cili nuk kishte udhëtuar me kombëtaren.

Sipas ‘’The Sun’’, e dashura e futbollistit ka qenë duke bërë një dush më pas të dy janë lidhur nën kërcënimin e hanxharëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme