Ylli i PSG-së iu ndan ushqim emigrantëve të pastrehëve nëpër rrugët e Parisit

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Paris Saint-Germain dhe Italisë, Moise Kean, e kaloi ditën e diele duke iu shpërndarë ushqim emigrantëve të pastrehë nëpër rrugët e Parisit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, 21-vjeçari e kaloi ditën në lagjen “Porte de la Chapelle” në veri të Parisit, për t’iu ndihmuar emigrantëve të pastrehë, transmeton Gazeta Express.

Ish-sulmuesi i Juventusit e ka postuar një fotografi në llogarinë e vet në Instagram, ku shkroi: “Duke e larguar dhimbjen”.

Ai u shoqërua nga disa miq të vet, por Kean nuk është lojtari i parë i PSG-së që iu ndihmon të pastrehëve në Paris.

Një gjë të tillë e kishin bërë edhe Julian Draxler dhe Ander Herrera.

Kean iu bashkua PSG-së nga Evertoni në tetor, në një marrëveshje huazimi.

Të ngjashme