Ylli i skuadrës së Real Madridit mbetet jashtë skuadrës, mungon sonte ndaj Alaves

Prishtinë | 03 Shk 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori Toni Kroos nuk është ftuar sonte në ndeshjen që Real Madridi e zhvillon me Alaves në “Santiago Bernabeu”.

Trajneri i ‘’Los Blancos’’, Santiago Solari, nuk ka dhënë ndonjë informatë shtesë, por vetëm ka thënë se arsyeja e mungesës së tij është që ai duhet të pushojë që rikthehet nga lëndimi.

Madrilenët tri ndeshjet e radhës do të i zhvillojnë ndaj Barcelonës, Atleticos dhe Ajaxit, dhe Solari dëshiron që mesfushori gjerman të jetë 100 % gati për këto tri ndeshje të rendësishme.

Federico Valverde dhe Brahim Diaz gjithashtu janë lënë jashtë, së bashku me dyshen e lënduar Luca Zidane dhe Jesus Vallejo dhe të pezulluarit Raphael Varane e Dani Carvajal.

Kjo është lista zyrtare e futbollistëve të ftuar nga Solari për ndeshjen e sontme:

Portierët: Thibaut Courtois, Keylor Navas dhe Diego Altube.

Mbrojtësit: Sergio Ramos, Alvaro Odriozola, Nacho Fernandez, Marcelo, Sergio Reguilon, Javi Sanchez.

Mesfushorët: Luka Modric, Casemiro, Marcos Llorente, Marco Asensio, Isco, Dani Ceballos

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme