Ylli i PSG-së i gatshëm të transferohet në Barcelonë

Prishtinë | 01 Gus 2017 | 22:47 | Nga

Barcelona është në kërkim të një anësori, i cili do të zëvendësonte Neymarin.

Ylli i PSG-së, Angel Di Maria është i gatshëm që të largohet nga Franca për t’u kthyer në La Liga, por kësaj radhe te Barcelona.

Argjentinasi ndjen se do të humbas vendin në skuadër me ardhjen e Neymar dhe beson se Barcelona do të ishte një opsion i mirë për të.

Di Maria dëshiron të luaj me Messin, me të cilin kuptohet shumë mirë te Kombëtarja e Argjentinës, shkruan Mundo Deportivo.

Edhe PSG besohet së është e gatshme ta lejojë Di Marian të largohet, në rast se transferohet Neymar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme