Yllit të NBA i digjet shtëpia në natën e Krishtlindjes

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Krishtlindja është një nga festat më të lumtura të krishtera gjatë së cilës mblidhen të gjithë së bashku, por një basketbollisti NBA-së dëshiron ta harrojë sa më shpejt këtë vit, pasi pati një aksident të madh.

Përkatësisht, basketbollisti Tyris Maxi nga Filadelfia ka përjetuar tmerr pasi shtëpia e tij në Neë Jersey ka marrë flakë në një festë të madhe, prandaj është dashur të intervenojnë zjarrfikësit, përcjell Demokracia.com.

Skuadra e tij nuk luajti as mbrëmë gjatë ndeshjeve të NBA-së, ndërsa ai u përpoq të kalonte një ditë të bukur me familjen e tij, por në shtëpi shpërtheu zjarri, të cilin zjarrëfikësit e shuan për disa orë.

Raportohet se basketbollisti dhe familja e tij nuk ishin në shtëpi në momentin kur ajo u përfshi nga zjarri.

Zjarri përfshiu edhe çatinë e shtëpisë, ndaj zjarrfikësit nuk e kanë pasur të lehtë.

Për momentin nuk ka informacione se përse ka ndodhur fatkeqësia.

Të ngjashme