Young: Unitedi mund t’ia dalë edhe pa Pogban

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Manchester United, Ashley Young beson që “Djajtë e Kuq” mund të rikthehen në formën e duhur edhe pa ndihmën e Paul Pogbas. Mesfushori francez është lënduar gjatë ndeshjes kundër Arsenalit, më 30 shtator. Ai ka humbur shtatë ndeshje që nga lëndimi.

Ylli anglez tha që mungesa e francezit vërehet, por beson që kanë lojtarë të mjaftueshëm për çdo pozicion në skuadër. “Në këtë skuadër kemi shumë lojtarë të mirë që duan të luajnë në pozicionet e tyre. Kemi garë të madhe për vendet në skuadër.

Kur ke një lojtar si Pogba që mungon, është zhgënjyese, por lojtarët ia kanë dal shumë mirë. Do të jetë mrekulli kur të kthehet, por siç thashë ka garë për vendet në skuadër”, deklaroi ai. Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer e konfirmoi se mesfushori, Paul Pogba do të rikthehet nga lëndimi gjatë dhjetorit.

Të ngjashme