“Z-Mobile Prishtina” optimiste për fitore dhe kualifikim në FIBA Europe Cup

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 13:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Klubi i basketbollit “Z-Mobile Prishtina” ka mbajtur konferencë për medie, para ndeshjes me ekipin turk Pinar Karsiyaka, në kuadër të FIBA Europe Cup.

Ndeshja luhet të mërkurën nga orën 19:00, dhe fitorja e ekipit prishtinas i mundëson të kualifikohet në raundin e tretë, raporton Ekonomia Online.

Trajneri Damir Mualemoroviç tha se janë përgatitur dhe janë gati që të arrijnë sukses të madh në basketbollin e Kosovës.

Ai ftoi të gjithë tifozët që t’i përkrahin “këta djem të mrekullueshëm, këtë qytet dhe këtë klub që po bën histori”.

“Të gjithë e dimë sa e rëndësishme është kjo lojë. Ne jemi gati të bëjmë një sukses të madh në basketbollin e Kosovës”, tha ai.

Kapiteni Edmond Azemi tha se kjo lojë është shumë e rëndësishme për Kosovën pasi me këtë lojë do të kualifikohen në raundin e tretë.

“Ju e dini rëndësinë e lojës nëse fitojmë kualifikohemi në raundin e tretë. Ne duhet me i mbrojt ngjyrat e klubit, interesat e klubit. Ne  jemi përgatitur për këtë lojë duke e ditur rëndësinë e saj. Kërkojmë përkrahjen. Jam optimist, sepse jemi duke luajtur mirë, prandaj unë besoj në fitore”, ka thënë Azemi.

Kapiteni Dardan Berisha tha se në fillim kjo ka qenë ëndërr për klubin, por janë të përgatitur për fitore.Ai parashikon një ndeshje të vështirë.

Berisha u shpreh se kjo është një ndër ndeshjet më të rëndësishme jo vetëm të klubit prishtinas, por edhe të basketbollit kosovar në përgjithësi. Kapiteni i prishtinasve theksoi se me lojtarin e 6-të të klubit – “Plisat” beson se do të japin maksimumin për fitore

“Po luajmë për gjithçka, na duhet fitorja me u kualifiku. Në fillim ka qenë veç ëndërr, tani na u dha shansi dhe jemi të përgatitur për të fituar. Ka me qenë e vështirë për neve, kisha ftu gjithë tifozët me ardhë me na përkrahë, kjo është ndeshje e rëndësishme”, u shpreh Berisha, raporton EO.

I pyetur se çka do të ndodhë më fondet e lojtarëve ai tha se kjo varet prej lojtarëve dhe klubit pasit që disa kanë kontrata e disa jo.

“Disa lojtarë kanë kontrata disa jo varet prej lojtarëve dhe klubit ndërsa fitorja  për neve është opsioni i fundit me u kualifku”, ka shtuar Berisha.

Të ngjashme