Zalgiris niset drejt Kosovës, me vete merr edhe dy lojtarë serb

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Skuadra lituaneze, Zalgiris ka marrë rrugën në drejtim të Kosovës, një ditë para përballjes me Ballkanin.

Kampioni i Kosovës dhe ai i Lituanisë do të përballen në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Zalgiris ka ndarë pamje nga pritja në aeroport dhe hyrjes së ekspeditës së tyre në aeroplan para nisjes drejt kryeqendrës së Kosovës, Prishtinës.

Ekipi lituanez pritet të arrijë sot në Kosovë dhe njëkohësisht të kryejë një seancë stërvitore.

Zalgiris në mesin e futbollistëve ka edhe dy serbë. Bëhet fjalë për Ivan Tatomiroviq dhe Nemanja Ljubisavljeviq.

Ky i fundit është paraqitur në 16 ndeshje për Zalgirisin në kampionat, ndërsa ka realizuar një gol. Tatomiroviq është aktivizuar në pesë takime.

Dy futbollistët e lartpërmendur janë të lindur në Serbi dhe figurojnë si lojtarë të Zalgiris në vitet e fundit.

Ballafaqimi ndërmjet Ballkanit dhe Zalgiris luhet të martën (nesër) me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të ngjashme