Zanetti fjalë të mëdha për Tottin

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 10:34 | Nga

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur fjalë të mëdha për Francesco Tottin në prag të 40 vjetorit të kapitenit romak.

Argjentinasi ka thënë se për të është krenari që ka ndarë disa herë fushën me Tottin.

“Jemi përballur në shumë sfida sportive në fushën e lojës, keni treguar gjithmonë se jeni një kampion i madh brenda dhe jashtë fushës. Jeni simbol i një klubi të madh dhe gjithmonë do të mbeteni pikë referimi te Roma”.

“Jam krenar që kam pasur një kundërshtar si ju, por mbi të gjitha që kam njohur dhe kam përjetuar shumë sfidat me ty në vitet e mia të shumta në fushë me Interin”.

“Urime për 40 vjetorin, është një moshë e bukur për të gjithë ne që e duam futbollin dhe të shohim ty në fushë është një kënaqësi e madhe. Shihemi javën e ardhshme në Romë”, ka thënë Zanetti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme