Zaniolo mungon të paktën gjashtë muaj

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Talenti italian i Romës, Nicolo Zaniolo, do të operohet të hënën pas këputjes së ligamentit në ndeshjen me Juventusin të dielën.

Klubi ka konfirmuar se lojtari jo vetëm që ka këputur ligamentin e këmbës së djathtë, por ka dëmtuar rëndë edhe pjesët tjera të gjurit.

20-vjeçari ishte larguar nga ndeshja me Juven direkt drejt qendrës klinike në Romë për testime. Ai tani pritet të operohet të hënën, me operimin që e përjashton mundësinë e rikthimit të tij për të paktën gjashtë muaj.

Zaniolo sivjet ka shkëlqyer për Romën, duke kontribuar me gjashtë gola e dy asistime në 23 ndeshje.

Të ngjashme