Zaniolo rinis stërvitjen, rikthehet në derbin ndaj Lazios

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Dritë në fund të tunelit për Nicolo Zaniolon i cili mund të kthehet në aksion pas një ndalese të gjatë, pikërisht në derbin e 16 majit mes Romës dhe Lazios.

Që nga dita e hënë talenti i përfaqësueses italiane është kthyer në stërvitje me skuadrën Primavera të Romës.

Por, sipas gazetës Tuttosport ai do të ketë nevojë edhe për tre deri në katër javë stërvitje për të qenë gati për të zbritur në fushë pas atij dëmtimi të rëndë të pësuar në muajin gusht që e detyroi t’i nënshtrohej një operacioni në gju që e ka mbajtur jashtë fushave të futbollit përgjatë gjithë këtij sezoni.

Fonseca ndërkohë po e pret me padurim rikthimin e Zaniolos pasi prania e tij në fushë rrit forcën sulmuese të Romës.

Të ngjashme