Zappacosta, objektivi i Interit për ta zëvendësuar Cancelon

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 11:51 | Nga

Zappacosta është objektivi numër një i Interit për ta zëvendësuar Cancelon, që mund të transferohet te Juventusi.

Joao Cancelo e kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi te Interi me opsionin e blerjes për 35 milionë euro, por kjo e fundit nuk mund ta marrë lojtarin për shkak të fair-play financiar.

Për ta zëvendësuar Cancelon, që mund të transferohet te Juventusi, Interi ka hedhur sytë kah mbrojtësi italian i Chelseat, Davide Zappacosta.

Zappacosta, që iu bashkua Chelseat sezonin e kaluar për 25 milionë euro, edhe pse ka bërë 35 paraqitje – ka dështuar të lë gjurmë në “Stamford Bridge” dhe mediat britanike raportojnë se 26 vjeçari është në shitje.

Interi mund ta marrë lojtarin për më pak se 20 milionë euro, teksa opsionet tjera për të mbuluar pozitën e mbrojtësit të djathtë, janë edhe Bartosz Bereszynski i Sampdorias, e Cristiano Piccini i Sporting Lisbonës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme